Tjetër aksident me autobus në Tiranë

Një tjetër autobus është aksidentuar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në bulevardin “Zogu i Parë” pranë spitalit “Mbretëresha Geraldinë”.
Autobusi i “Qyteti Studenti” është përplasur me kabinën e stacionit të pasagjerëve. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Policia ka informuar se rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Tri ditë më parë një autobus ka pësuar një aksident ku si pasojë e përplasjes me një makinë përfundoi në lumin e Lanës./oranews

Back to top button