Tjetër goditje nga Gjilani, vjen nga futbolli zviceran

Pas zyrtarizimit të mesfushorit, Leunit Sahitaj, Gjilani ka njoftuar edhe për një transferim nga futbolli zviceran.

Bëhet fjalë për Albin Hoti, 22 vjeçari i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të njohura zvicerane si FC Mutschellen, FC Winterthur dhe Grasshopper Club Zurich.

“Hoti është futbollist që luan në pozicionet e mesfushës, ndërkohë që afrohet për t’i ndihmuar ekipit në objektivat që janë për t’u arritur.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Hotit dhe i urojnë shumë suksese”, shkruhej në komunikatën e Gjilanit.

Back to top button