Tjetër medalje e bronztë për Kosovën, e fiton Laura Fazliu

 

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në garën e “European Open”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Laura në kategorinë deri në 63 kg, shënoi pesë fitore (një pa luftë), ndërsa u mund në gjysmëfinale. Për të bronztën mundi çeken Mikaela Kulikova.

Fazliu fitoi edhe 50 pikë olimpike Tokio 2020.

Erza Muminoviq (-52 kg), u rendit e shtata, sikurse Flaka Loxha në kategorinë -57 kg. Në kategorinë e njëjtë, Fationa Kasapi u ndalë në raundin e tretë.

Nesër garojnë Arbër Kullashi (-81 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg).

Back to top button