Tjetër sulm në Lviv

Kryetari i Bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, tha se një tjetër sulm ka goditur qytetin perëndimor të Ukrainës.
Ai tha se po vazhdon shuarja e zjarrit, teksa shërbimet përkatëse po punojnë në terren.
“Si rezultat i sulmeve të reja me raketa në Lviv, dëme të konsiderueshme u shkaktuan në objektet e infrastrukturës. Banesat nuk janë dëmtuar. Vazhdon shuarja e zjarrit. Shërbimet përkatëse po punojnë në terren”, ka shkruar Sadovyi në Twitter.
Lviv, është qytet pranë kufirit me Poloninë.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt./21Media

Back to top button