TKK në terr, Ismaili: Kosova shtet qe 13 vjet, por s’po shihet asgjë, s’ka rrymë

Problemet me energji elektrike po vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë.
Sonte(11 janar) ishte nata për shfaqjen “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, reprizë kjo e cila u pamundësua shkaku i energjisë elektrike.
Përmes një postimi në Facebook, aktorja Shengyl Ismaili ka shprehur shqetësimin në lidhje me këtë situatë.
Byfeja e TEATRIT asht…s’po shihet asgjë, s’ka RRYME!
Nji gote vere t’bardhe e kam perpara, prap s’po shihet asgjë, s’ka RRYME!
Perballe kam disa foto te aktoreve, qe mbajten gjalle kete vend…mezi po i shoh s’ka RRYME!
Thashe t’vi t’boj pak ART, po s’ka RRYME!
RRYME…
RRYME…
RRYME..
Sonte ishte repriza e fundit e shfaqjes”TE VDEKURIT MBAJNE ZI PER ATDHEUN”, kerkoj falje qe nuk na e mundsuan me e shfaqe per JU…se s’ka RRYME!
KOSOVA SHTET, TASH E 13 VJET, PO S’PO SHIHET ASGJE, SE S’KA RRYME!”, u shpreh Ismaili./21Media

Back to top button