TKZ akuzon FSHF-në për pengesa në ndeshjen Letoni-Shqipëri

Tifozat Kuq e Zi kanë akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për veprime të qëllimshme për t’i penguar gjatë ndeshjes së fundit të Kombëtares së Shqipërisë. Në një deklaratë publike, ata treguan se në hyrje të stadiumit u përballën me kontrolle të rrepta, të cilat sipas tifozëve ishin kërkuar “me urdhër të FSHF-së”.
U ndaluan banderolat dhe parullat me përmbajtje të zakonshme si “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”, ndërsa nuk u shpërndanë fare biletat që u takojnë tifozëve vizitorë sipas rregullores UEFA-s
TKZ e cilësoi këtë si një përpjekje për t’i paraqitur tribuna bosh dhe ndeshjen pa përkrahje, duke thënë se “dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve”, duke iu referuar me tone të forta lidershipit të FSHF-së. Ata e mbyllën reagimin me fjalët:
“Koha mund të jetë e maskarenjve, por Atdheu mbetet i Shqiptarëve.”
Reagimi i plotë i tyre:
Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steëard-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”. Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.
Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”. E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.
Shihemi përsëri së shpejti.
Tifoza Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?