Todosijeviq dënohet me një vjet burg

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka dënuar me një vjet burgim ish-ministrin Ivan Todosijeviq për shkak të veprës penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari në periudhën kohore deri sa ishte në pozitën e ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, me dashje kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Kosovë./21Media

Back to top button