Tregtonte mallra, të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht një 55 vjeçar

Një person u precedua penalisht në Shqipëri, sepse tregtonte mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe të Postës së Policisë Klos, në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencë informative, proceduan penalisht shtetasin I. D., 55 vjeç, banues në Klos.”, informoi Policia, e cila shtoi se shtetasi në dyqanin e tij u konstatua duke tregtuar mallra të ndryshme, pa dokumentacion përkatës, të dyshuara kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”./21Media

Back to top button