Tokën e njëjtë ua shiti dy familjeve, arrestohet 52 vjeçari

Tokën e njëjtë ua shiti dy familjeve, arrestohet 52 vjeçari
Ishte viti 2008 kur gjilanasi vendosi që parcelat e tij t’ua shes një familje nga Vitia. I gjithë procesi kishte përfunduar dhe paraceat kishin dalë në emrin e blerësve.
Por, pas 13 vjetësh parcelat e njëjta 52 vjeçari ua shiti op ashtu një familjes tjetër nga Vitia.
E për këtë ai u arrestua nga Policia e Kosovës.
„Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku dhe janë gjetur prova të qëndrueshme materiali se i dyshimit besohet të jetë i involvuar në mashtrim.Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore për veprën penale ,,Mashtrim’’. „, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se rasti dorëzohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan./21Media

Back to top button