“Tokio 2020”, Luiza Gega renditet e 13 në finale

Sportistja nga Shqipëria, Luiza Gega ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku në finalen e madhe të vrapimit në 3000 metra me pengesa regjistroi kohën 9:34.10 minuta.
Koha të cilën e regjistroi atletja shqiptare nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar asaj medalje olimpike, ku u rendit në vendin e 13-të nga 16-të atletë sa ishin.
Tre vendet e para i takuan atleteve nga Uganda, Amerika dhe Kenia, respektivisht Peruth Chemutai nga Uganda, Courtney Frerichs nga Amerika dhe Hyvin Kiyeng.
Peruth Chemutai me kohën 9:01.45 minuta renditet e para në disiplinën e vrapimit 3000 metra me pengesa, duke lënë në vend të dytë amerikanen Courtney Frerichs me kohën 9:04.79 minuta, dhe në vend të tretë Hyvin Kiyeng të Kenisë që regjistroi kohën 9:05.39 minuta.

Back to top button