Pse e ndërroi emrin këngëtari Ardit Çuni

Në programit e Radio 21 që vjen në mesditë ” Me 21-n” mysafir ishte këngëtari, Ardit Çuni ku ka folur për projektin e tij më të ri “Dridhe”.
Ai ka thënë se ky projekt është një nga më të mirët që ka. E për klikime ai ka shtuar se pritshmëritë janë të mira. “Nuk kam qenë kurrë artist klikimesh, por dashuria që ka publiku e ju e dini se unë jam artist edhe i festivaleve e i shumë çmimeve e kurrë s’më kanë intersuar klikimet se pasi dihen se si vijnë ato”, ka theksuar ai.
Arditi tutje ka treguar dhe arsyen se pse ka vendosur të prezantohet vetëm me mbiemërin Çuni. “Pasi tani jam pjekur më shumë e duke qenë se do të ketë edhe disa bashkëpunime internacionale e “Çuni” emër më i thjeshtë për tu kapur”, ka shtuar ai.
Më pas Çuni ka zbuluar për Radio 21 se ka gati një bashkëpunim me këngëtaren Çiljeta Xhilaga i cili shumë shpejt do të vijë edhe me klip.
Ndërsa, Elvana, Samanta, Ledri me Butrin dhe Kidën janë sipas tij këngëtarët që kanë sjellë super projekte këtë verë./21Media

Back to top button