Top prioritetet e PDK-së për llapjanët

Në debatin zgjedhor në RTV21 kadidatët në garë për kryetar të Podujevës shpalosën prioritetet e programit të tyre qeverisës.
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, theksoi se top prioritet i PDK- së janë bizneset.
Ajo u shpreh programi i saj bazohet në 5 shtylla kryesore: ekonomia, bujqësia dhe zhvillimi rural.
Ajo premtoi se nëse e merr pushtetin do të ndërtojnë qendrën e bizneseve sepse sipas saj biznesmenët e Llapit po ikin nga qyteti i tyre. Zejnullahu tutje u shpreh se prioritet i PDK-së është edhe shëndetësia, harta zonale dhe ndryshimet në infrastrukturë.

Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga AAK-ja Besnik Tahiri, nga VV-ja Shpejtim Bulliqi, LDK-ja Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami dhe PDK-ja Floretë Zejnullahu.
Podujeva ka 77 vendbanime me gjithsej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote.
Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2020, Shpejtim Bulliqi i VV-së është zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media

Back to top button