Top prioritetet e VV-së për Podujevën
Sonte në debatin zgjedhor në RTV21 kadidatët në garë për kryetar të Podujevës shpalosën prioritetet e programit të tyre qeverisës.
Kandidati i VV-së për të parin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi u shpreh se top prioritetet e VV-së, janë arsimi, shëndetësia, kultura, urbanizimi dhe infrastruktura.
Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm do t’i ndërtojnë edhe tri shkolla fillore, një të mesme, do të ndërtojnë spitalin e Podujevës, shtëpinë e kulturës dhe staciononin e autobusëve.
Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga AAK-ja Besnik Tahiri, nga VV-ja Shpejtim Bulliqi, LDK-ja Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami dhe PDK-ja Floretë Zejnullahu.
Podujeva ka 77 vendbanime me gjithsej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote.
Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2020, Shpejtim Bulliqi i VV-së është zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media