Tornado në Gjermani, ka të lënduar
Një tornado përfshiu qytetin verior gjerman të Kielit të mërkurën në mbrëmje dhe sipas policisë disa persona pësuan lëndime, pasi tornado i hodhi në ujë.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, katër persona u lënduan rëndë dhe u dërguan në spital. Disa persona të tjerë pësuan lëndime më të lehta.
Disa prej tyre u goditën nga objektet e forta.
Kiel është përgatitur për erëra të tjera të forta dhe reshje të dendura gjatë fundjavës, sipas shërbimit të motit të Gjermanisë./21Media
