Totaj reagon për emërimin e drejtoreshës së Gjeodezisë dhe Kadastrës në Prizren

 

 

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar ndaj emërimit të Nora Kelmendit në postin e drejtoreshës për Gjeodezi dhe Kadastër në këtë komunë.

Totaj ka thënë se ky është një hap tjetër i gabuar i kryetarit Mytaher Haskuka.

Kryetari Haskuka, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren e paska emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila sipas tij ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë. Hap tjetër në drejtim të gabuar ku tani përveç kualitetit të jetës së qytetarëve injorohen edhe profesionistët e shumtë apolitik të Prizrenit. Tregues ky relevant i mungesës serioze të performancës së kryetarit Haskuka”, ka shkruar Totaj.

Ai ka shtuar edhe se “Qyteti i bukur i Prizrenit meriton shumë më tepër se kaq“.

Back to top button