Tottenham pëson humbje nga Leeds, mbetet e hapur gara për Top 4

 

Skuadra londineze, Tottenham Hotspur ka pësuar humbje 3:1, si mysafirë i Leeds United, kështu duke lënë çdo gjë të hapur në garën për Top 4, në Premier Ligën angleze.

Fillimisht, ishte Leeds që kaloi i pari në epërsi përmes golit të Stuart Dallas në minutën e 13’, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi që në minutën e 25’ Heung-Min Son barazon shifrat në 1:1.

Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Leeds rikthen epërsinë, ku sulmuesi Patrick Bamford shënoi për 2:1 në minutën e 42’.

Për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij, në minutën e 84’ spanjolli Rodrigo shënon për 3:1, kështu duke e vulosur fitoren e Leeds kundër Tottenhamit.

Në garën për Top 4, Tottenham zë vendin e gjashtë me 56 pikë, dy më shumë se Liverpooli që zë vendin e shtatë, e gjashtë pikë larg vendit të katërt, rivalit londinez Chelseat.

Në anën tjetër, Leeds pozicionohet i nënti në tabelë me gjithsej 50 pikë, katër sosh larg Liverpoolit në vendin e shtatë.

Po ashtu, edhe ndeshja tjetër mes Sheffield United e Crystal Palace ka përfunduar, ku kjo e fundit siguroi fitore si mysafire me rezultat 2:0.

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar deri tani në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.

Leeds United 3 – 1 Tottenham Hotspur

Sheffield United 0 – 2 Crystal Palace.

Back to top button