Fitorja e Dortmundit ia dhuron titullin Bayernit, rezultatet e deritashme në Bundesliga

 

Kanë përfunduar katër ndeshje të programit të sotëm në Bundesligën gjermane, ku ndeshja e fundit që është duke u zhvilluar është ajo mes Bayern Munichut e Borussia Monchengladbachut, të cilën vendasit momentalisht janë duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0.

Fitorja e mëhershme 3:2 e Dortmundit kundër RB Leipzigut ia dhuroi titullin e sezonit 2020/21 Bayern Munichut, dy ndeshje pa përfunduar ky sezon.

Momentalisht, Bayerni gjendet në kuotën e 71 pikëve, shtatë më shumë se vendi i dytë RB Leipzigu, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtij kampionati, por matematikisht “Bavarezët” e kanë siguruar titullin e Bundesligës gjermane për këtë sezon.

Në ndeshjet e tjera, Bayer Leverkusen ka barazuar pa gola kundër Werder Bremenit, ndërsa Wolfsburgu ka shënuar fitore 3:0 kundër Union Berlinit.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme që kanë përfunduar në Bundesligën gjermane i gjeni më poshtë.

Borussia Dortmund 3 – 2 RB Leipzig

Hoffenheim 4 – 2 Schalke

Werder Bremen 0 – 0 Bayer Leverkusen.

Back to top button