Trafikim me drogë, 61 të arrestuar
U shkatrrua banda e trafikimit të drogës Shqipëri – Itali
Policia italiane gjatë mbrëmjes së të hënës, kanë shkatërruar një bandë të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, që raportohet të jetë marihuanë, e cila shkonte nga Shqipëria në Itali.
Gjatë operacionit u arrestuan 61 persona, 37 prej tyre shqiptarë dhe 24 italianë.
Hetimet lidhur me këtë operacion kanë nisur qysh në vitin 2012, ndërsa u shtrinë në shumë qytetet të Italisë, ku vetëm në Catania u sekuestruan 1 mijë kilogramë lëndë narkotike marihuanë.