Trafikim me njerëz, arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë i dyshuar për trafikim me njerëz, është arrestuar dje në Prishtinë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovë bëhet e ditur se u identifikua viktima e trafikimit nga i dyshuari.
“Pas zhvillimit te hetimeve nga njësia përkatëse është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penal të lartcekur si dhe është identifikuar viktimë e trafikimit nga i dyshuari i lartcekur”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari u dërgua në mbajtje./21Media

Back to top button