Tragjedi gjatë Halloween-it, 120 njerëz vdiqën në Korenë e Jugut

Të paktën 120 njerëz vdiqën gjatë festimeve të Halloween-it në lagjen Itaewon të Seulit në Kore të Jugut, të shtunën mbrëma, sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve Yongsan.
Të paktën 100 të tjerë u plagosën në incident, shtoi shefi, shkruan CNN
Shkaqet e vdekjes nuk u raportuan ende, por Agjencia e Lajmeve, Yonhap raportoi se dhjetëra njerëz pësuan “arrest kardiak”.
Zyrtarët e urgjencës morën të paktën 81 persona në lagjen Itaewon të Seulit që raportuan “vështirësi në frymëmarrje”.
Autoritetet ende nuk dhanë detaje të sakta për shkakun e incidentit. Nuk kishte rrjedhje gazi dhe as zjarr në vend, tha shefi i departamentit të zjarrfikësve.
Ata janë ende duke hetuar shkaqet e ngjarjes./21Media

Back to top button