Tragjedia në Seul, kërkohet drejtësi për viktimat

Tragjedia në Seul, kërkohet drejtësi për viktimat

Me qirinj të bardhë në duar, qytetarë të shumtë u mblodhën në të gjithë Seulin për të kërkuar drejtësi për viktimat e tragjedisë në Itaewon dhë për ta qortuar Qeverinë.

Zemërimi publik vazhdon të rritet mbi tragjedinë më të madhe në Korenë e Jugut në gati një dekadë.

Më 29 tetor, një përplasje vdekjeprurëse e turmës la të vdekur 156 persona dhe la të lënduar 196 të tjerë gjatë festës së Halloween-it në lagjen Itaewon.

Një javë më vonë, autoritetet kanë nisur një hetim, duke bastisur zyrat bashkiake dhe stacionet e policisë dhe zjarrfikësve lokalë.

Shefi i policisë kombëtare ka kërkuar falje, ashtu si edhe presidenti Yoon Suk-yeol, i cili është zotuar të përmirësojë masat e kontrollit të turmës në të ardhmen./21Media 

Back to top button