Traileri i dokumentarit “Selena Gomez: My Mind and Me”

Selena Gomez bëhet e sinqertë në dokumentarin e ri dedikuar asaj, të Apple TV+, të titulluar “Selena Gomez: My Mind and Me.”
“Vetëm ji ajo që je, Selena. Askujt s’i bën për atë që ti bën”, thotë Gomez në trailerin e këtij dokumentari i cili u lansua ditë më parë për nder të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.
“Ka të bëj me atë se kush jam, të ndihem mirë këtu ku jam. Jam falënderuese që jam gjallë”, thotë ajo.
Dokumentari “Selena Gomez: My Mind and Me” është me regji të Alek Keshishian. Ai paraqet shëndetin e Gomez për gjashtë vite, përfshirë këtu betejën me depresionin.
Kjo artiste e nominuar për çmimet Grammy ka shitur mbi 210 milionë single në mbarë botën.
Sa i përket televizionit, Gomez luan rolin e Mabel Mora në serialin e nominuar për çmimi Emi “Only Murders in the Building”, ku paraqitet përkrah aktorëve Steve Martin e Martin Short. Ajo paraqitet edhe në programin e HBO Max për përgatitje të ushqimeve “Selena + Chef”, i cili është në sezonin e katërt të tij.
Tashmë është bërë e ditur se me dokumemtarin “Selena Gomez: My Mind and Me” do të hapet edicioni i 36-të i American Film Institute në Hollywood më 2 nëntor.
Dokumentari “Selena Gomez: My Mind and Me”, premierë botërore në Apple TV+ do të shfaqet me 4 nëntor 2022./21Media

Back to top button