Shkencëtarët së shpejti do të eksplorojnë edhe Venusin

Planeti Mars vazhdon të tërheqë vëmendjen e shkencëtarëve, por kohët e fundit, edhe Venusi po tërheqë vëmendje. Kur jemi te kjo, NASA, Agjencia Evropiane e Gjithësisë ESA dhe kompania e udhëtimeve në Gjithësi “Rocket Lab” në Zelandë të Re, po planifikojnë të fillojnë misione atje në vitet në vijim.
NASA po konsideron të eksplorojë këtë planet me dërgim të balonës robotike të quajtur “aerobot”.
Presioni i fuqishëm, të nxehtit, gazrat gërryese të sipërfaqes së Venusit mjaftojnë që të shkatërrohet edhe anija më e fuqishme, këtë brenda disa orësh. Por disa mila mbi të, atmosfera e dendur është më e hapur për ekspolorime.
Atje mund të fluturojë roboti balon apo aerobot, diametri i të cilit është 12 metra.
Për të testuar këtë robot, një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh nga laboratori Jet Propulsion i NASA-s, në Kaliforninë Veriore, dhe korporata Near Space në Tillamook, Oregon realizuan me sukses dy fluturime të një roboti balonë-prototip, që ka madhësinë sa një e treta e madhësisë së një roboti origjinal.
Ky balon u ngjit për më shumë se 1 km mbi Black Rock Desert në Nevada, në një rajon të atmosferës së Tokës, që ka temperaturën afërsisht si të asaj 55 km mbi Venus. Dhe shkencëtarët janë shumë të kënaqur me këtë arritje.
Ky robot prototip fuqizohet me helium. Për ta testuar atë, u realizuan dy fluturime.
Roboti balonë do të shërbejë si platformë për një radhë hetimesh shkencore, për monitorim të atmosferës për valet akustike që vijnë nga Venusi, e të analizimit të përbërjeve kimike të reve.
Këto testime të robotit-balonë në Nevada konsiderohen vërtetë si arritje të mëdha për të ardhmen, ndërkohë që shkencëtarët thonë se kjo teknologji mund të shfrytëzohet edhe për ndërtim të balonave shkencore për lartësi të mëdha të cilat kontrollojnë lartësinë në qiellin e Tokës./21Media

Back to top button