Traileri i dytë i filmit “Killers of the Flower Moon”

Kur u lansua traileri i parë i filmit “Killers Of The Flower Moon” muaj më parë, ai ishte një prej trailerëve që tërhoqi më së shumti vëmendje për këtë vit deri më tani. Ashtu siç edhe pritej, ai kishte atmosferë, pikërisht si çdo film që ka realizuar çdo herë regjisori Martin Scorsese.

U lansua edhe traileri i dytë i këtij filmi. Këtu pritet të shohim më shumë Di Caprion e De Niron.

Ky trailer e dëshmon edhe një herë punën e regjisorit Scorsese, e njëherësh të aktorëve të cilët paraqiten me role në të.

Ai paraqet një ngjarje të vërtetë kinematike.

Me fjalë të tjera, filmi “Killers of the Flower Moon” eksploron periudhën brutale e tragjike të historisë Amerikane të shekullit 20-të, ku amerikano-jugorët vriteshin për shkak të tokës së tyre të pasur.

Dashamirët e filmave të Scorsese, filmin “Killers Of The Flower Moon” do të kenë mundësi ta shohin në tetor 2023./21Media

Back to top button