Traileri i filmit “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”

Traileri i filmit të ri “Ant-Man and the Wasp: Quantumania” sjell në skenë aktorin Paul Rudd, i cili përballet me personazhin Kang.
Rolin e Kang e luan aktori Jonathan Majors.
Kang herën e fundit u pa në rolin e He Who Remains, që është një version i Kang nga sezoni i parë i “Lokit”. Atë e vret personazhi Sylvie, rolin e të cilës e luan aktorja Sophia Di Martino.
Në trailerin e “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”, personazhi i Rad, Scott Lang shihet duke bërë marrëveshje me Kang, për të kompensuar kohën e humbur.
Traileri hapet me zërin e Kang.
Filmi “Ant-Man and the Wasp: Quantumania” do të shfaqet në kinema më 17 shkurt 2023.
Ai është vazhdim i filmave “Ant Man” të realizuar në vitin 2015 dhe të “Ant-Man and the Wasp” të vitit 2018./21Media

Back to top button