Traileri i filmit “Black Panther 2”

Marvel në trailerin e filmit të ri “Black Panther Wakanda Forever” paraqet personazhin Wakanda. Traileri fillon me këngën “No Woman no Cry”. Kështu vazhdon me vargun “We gonna be alright” nga kënga Alright e Kendrick Lamar.
Në trailer shihen skena me Wakandën, një ambient me teknologji të së ardhmes.
Ky trailer u prezantua në ngjarjen vjetore Comic-Con në San Diego.
Regjisori i tij Ryan Coongler doli në skenë me ç’rast foli rreth filmit. Ai po ashtu prezantoi para publikut një radhë aktorësh të cilët performuan një pikë muzikore dedikuar aktorit Chadwick Boseman, i cili në filmin e parë u paraqit me rolin e T’Challa.
Aktori Boseman vdiq në gusht të 2020-tës pas humbjes së betejës katër vjeçare me kancerin në zorrën e trashë.
Filmi “Black Panther: Wakanda Forever” do të lansohet në kinematë amerikane nga data 11 nëntor 2022./21Media

Back to top button