Traileri i filmit “Extraction 2”

Traileri i filmit të ri “Extraction 2” sjell në skenë aktorin Chris Hemsworth. Ai paraqitet pas nëntë muajsh zhdukjeje.

Ky aktor paraqitet si personazhi Tyler Rake.

Filmi “Extraction 2” është vazhdimësi e filmit Extraction të vitit 2020.

Regjinë e tij e ka bërë sërish Sam Hargrave. Sem ka bashkëpunuar me vëllezërit Russo.

Joe Russo ka bërë skenarin e tij.

Veç Hemsuorth, në filmin e ri me role paraqiten edhe: Golshifteh Farahani, Adam Bess, Daniel Bernhardt, Tinatin Dalakishvili dhe Justin Howell.

Filmi i parë “Extraction” u vlerësua si një prej premierave më të shikuara në historinë e Netfliks. Pas katër javësh lansimi në muajin prill 2020, ky film aksion arriti të bëjë për vete 99 milion familje.

Filmi i ri “Extraction 2” do të shfaqet premierë në Netflix me 16 qershor 2023./21Media

Back to top button