Traileri i filmit “Fantastic Beast: The Secrets of Dumbledore”
Traileri i filmit “Fantastic Beast: The Secrets od Dumbledore”, sjell në skenë personazhin Grindewald, me të cilin paraqitet aktori Mads Mikkelsen.
Në film me rol paraqiten edhe aktorët: Newt Scamander, Jacob e të tjerë.
Në trailerin e tij të cilin e lansoi Warner Bros, shihet se një pjesë e ngjarjeve të këtij filmi ndodhin në shkollën e magjive Hogwarts.
“The Secrets of Dumbledore” është filmi i tretë në seritë e Fantastic Beasts, pas filmit të vitit 2016 “Fantastic Beasts and Where to Find Them”, dhe atij të vitit 2018 “The Crimes of Grindelwald”.
“Fntastik Beasts: The secrets of Dumbledore” shënon debutimin me rol të aktorit Mikkelsen, i cili zëvendëson aktorin Johnny Depp.
Warner Bros kërkoi nga Depp që të heqë dorë nga roli i tij pas akuzave për abuzim me ish bashkëshorten e tij, Amber Heard.
Skenarin e filmit “Secrets of Dumbledore” e ka shkruar autorja e mirënjohur J.K. Rowling, e cila po ashtu krijoi seritë origjinale të filmit Harry Potter.
Tashmë janë duke u punuar një radhë projektesh për filmin Harry Potter, përfshirë këtu specialen për 20 vjetorin e serisë, ku do të paraqitet kasta e ekipit realizues të tij.
Vitin e ardhshëm do të lansohet edhe video-loja me Harry Potter, e cila ua mundëson entuziastëve që të krijojnë nga ajo personazhe transgjinore./21Media