Ndërprerja e furnizimit me ngrohje, reagon Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për zgjidhjen e situatës së krijuar për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e kryeqytetit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rama theksoi se ka marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër.
“Duke ju kërkuar mirëkuptim, ju siguroj se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që varen nga ne”, shkruar Rama.

Ngrohtorja “Termokos” ka njoftuar sot se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës është detyruar që të ndërpres furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Gjatë ditës, Korporata Energjetike e Kosovës ka informuar se nesër pritet të krijohen kushtet per furnizimin e “Termokos”-it me avull për ngrohje qendrore.
KEK-u ka informuar se aktualisht në TC-Kosova A gjendja është stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MW/h, ndërsa për shkak të një rrjedhjeje në kaldajën e njësinë B1, janë detyruar të ndalin në mesnate./21Media

Back to top button