Traileri i filmit “Harry Potter: Return to Hogwarts”

 
Aktorët Daniel Radcliffe, Emma Watson, Rupert Grint e aktorë të tjerë u rikthyen në shkollën e magjive, në Hogwarts.
Në trailerin e speciales Harry Potter, që u lansua me rastin e 20 vjetorit të filmit Harry Potter, të pagëzuar “Harry Potter: Return to Hogwarts”, shihen aktorët e ribashkuar të tetë filmave.
Filmi i parë “Harry Potter and the Sorcerer’s Stone”, falë të cilit u vu në skenë bota e magjive, u  lansua në nëntor të 2001-tës.
Filmi i ri “Harry Potter: Return to Hogwarts”, u xhirua në studion Tour London të Warner Bros.
Në të paraqiten edhe shumë aktorë të tjerë, si Helena Bonham Carter, Robbie Coltrane, Ralph Fiennes,  Jason Isaacs, Gary Oldman, Tom Felton e shumë  të tjerë.
Traileri paraqet ekipin e aktorëve duke kujtuar moment nga skenat e filmit, e po ashtu gostinë në Great Hall. Watson me këtë rast thotë se i duket sikur nuk ka kaluar aspak kohë që prej paraqitjes së tyre në filma, por në realitet ka kaluar shumë kohë.
Aktorja Bonham Carter thotë se pika më interesante sipas saj ishte në pjesën “Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2” , kur ajo është dashur të paraqitet si Hermion, e si Belletrix.
Ajo ka thënë se akoma mban dhëmbët që ka përdorur në ato skena, dhe i vendos në gojë, ndërkohë që Redkllif qesh.
Aktori Ralph Fiennes  ka treguar se ato vite kur ka mennduar a të pranonte të luante rolin e Voldermort, motra e tij i kishte thënë që ta bënte këtë, që të pranonte.
Specialja “Harry Potter: Return to Hogwarts” do të lansohet me 1 janar 2022.

Back to top button