Traileri i filmit “No Time To Die”

 
Lansimi i filmit të fundit ku aktori Daniel Craig paraqitet me rol në radhë të serive të James Bondit “No Time To Die”, u anulua disa herë për shkak të pandemisë së COVID-19.
Por ai më në fund do të lansohet me 30 shtator të këtij viti, e premiera botërore e tij do të shfaqet dy ditë më herët në Royal Albert Hall të Londrës.
Kreg në këtë film luan përkrah një kaste aktorësh të tjerë të mirënjohur, në mesin e tyre: Rami Malek, Lashana Lynch, Ana de Armas dhe Christoph Waltz. Regjinë e “No Time To Die” e ka bërë Cary Joji Fukunaga.
Nuk është zbuluar shumë rreth filmit, megjithatë është kuptuar se ngjarja në të zhvillohet pesë vite pas ngjarjeve të filmit të mëparshëm. Regjisori Fukunaga ka premtuar se filmi me Kreg-un do të ketë një fund emocionues.
Lansimin e “No Time To Die” ka kohë që e presin fansat e Bondit nga e mbarë bota. Ai fillimisht ishte planifikuar që të lansohej në nëntor të 2019-tës, por u shty për prill të 2020-tës. Më pas u shty edhe disa herë për shkak të mbylljes së kinemave si pasojë e pandemisë.
E tani përkundër pandemisë, planet janë që ai më në fund të shfaqet për fansat e shumtë./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=JRl7_5sUyg8

Back to top button