Traileri i filmit të ri “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”

“Ant-Man and the Wasp: Quantumania” është filmi i ri amerikan me superheronj, që bazohet në stripin e Marvel me personazhet Scott Lang që paraqitet si Ant-Man dhe Hank Pym si Wasp.
Ky film është vazhdim i filmit të vitit 2015 “Ant-Man”, dhe atij të vitit 2018 “Ant-Man and the Wasp”, ndërkaq është filmi i 31-të në Universin kinematik të Marvel.
Regjinë e tij e ka bërë Peyton Reed e skenarin Jeff Loveness. Rolin e Lang e luan aktori Paul Rudd, e Evangeline Lilly  të Hope van Dyne. Në film me role paraqiten edhe aktorë të tjerë si: Michael Douglas, Michelle Pfeiffer, Kathryn Newton, Jonathan Majors e Randall Park.
Në film, Lang, van Dyne, prindërit e saj dhe bija e Lang transportohen aksidentalisht në vendin Quantum Realm, ku takohen me pushtuesin misterioz Kang.
Filmi “Ant-Man and the Wasp: Quantumania” u xhirua në Turqi e në San Francisko.
Ai u cakta të lansohet me 17 shkurt 2023./21Media

Back to top button