Studentët filipinas vënë kapela interesante në kokë që ndalojnë kopjimin gjatë testit

Një profesoreshë në kolegjin e qytetit Legazpi në Filipine u ka thënë studentëve të saj që të vinin në kokë kapela, për t’u siguruar që ata të mos kopjonin nga njëri-tjetri gjatë një testi. Por kur është fjala për zgjedhjen e kapelave, ajo i lejoi ata që t’i zgjedhin sipas dëshirës së tyre.
Dhe studentët në këtë rast u bënë shumë kreativ. Ata punuan kapela nga kutitë e letrat në shtëpitë e tyre, të formave të ndryshme, që të gjitha interesante.
Kjo tërhoqi vënendjen e medieve botërore. Në mediet sociale u postuan fotografi ku ata shihen me kapela, e disa nga ta edhe maska me temë hallouini.
Ishte profesoresha Mandane-Ortiz, e cila u dha studentëve leje që të bëjnë këtë zgjedhje.
Dhe fotogarfitë të cilat ajo i postoi në mediet sociale, që janë të studentëve të kolegjit Bicol të Inxhinierisë, u bënë vërtetë virale.
Porfesoresha Mandane-Ortiz në lidhje me këtë në një intervistë për BBC ka thënë se në këtë rast ka kërkuar një mënyrë që studentët të mos kopjonin në klasë, por se po ashtu ka kërkuar që studentët të ishin më kreativ në zgjedhjet e tyre, ku ka shtuar se kjo metodë ka treguar më shumë efikasitet në punën e tyre.
Në mesin e kapelave që vunë studentët gjatë këtij testi kishte: të punuar me karton vezësh, një tjetër shihet me maskë të ngjashme me atë nga filmi Skrim, një me maskë mjekësh, një tjetër me një kuti të futur në kokë që bllokon pjesët anësore të tij, për të mos kopjuar nga të tjerët, e kështu me radhë.
Profesoresha Mandane-Ortiz ka thënë se për këtë mënyrë të realizimit të testit në klasë me studentët është inspiruar nga një fotografi në Tajlandë, që ishte bërë në vitin 2013, ku studentët shihen me kapela të ngjashme me këto.
Fotografitë që postoi ajo në mediet sociale, inspiruan një radhë shkollash në Filipine që të realizojnë këtë ide edhe në klasët e tyre. Sipas Mandane Ortiz, asnjë student nuk është zënë duke kopjuar pasi që kanë vënë kapelat./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=IDe3QfwQDS8

Back to top button