Traileri i filmit të ri Joker 2 “Folie à Deux”

“Joker” është filmi më fitimprurës i vitit 2020 i vlerësuar në kategorinë R, me fitim të mbi $1 miliard dollarëve në box office.
Regjisori Todd Philips, i cili njëherësh është skenaristi i tij, ka ndarë me fansat sekuenca nga filmi i ri vazhdimësi i Joker, të clin e pagëzoi “Folie à Deux”. Në të me rol paraqitet sërish aktori Joaquin Phoenix.
Ky aktor në vitin 2020 u nderua me çmimin akademik si aktori më i mirë në film.
Detaje të tjera se çka paraqet ky film më gjerësisht nuk janë bërë të ditura, por është konfirmuar se stafit realizues do t’i bashkohet edhe Lady Gaga.
Kjo 36 vjeçare në muajin gusht 2022 njoftoi se do të paraqitet me rol në filmin vazhdimësi të Joker, por nuk ka treguar se çfarë roli do të luaj. Shumë fansa të saj kanë spekuluar se ajo do të paraqitet me rolin e ndihmëses së Joker, të Harley Quinn, por as regjisori Philips e as producentët e filmit nuk kanë konfirmuar këtë informacion.
Sipas të dhënave, filmi i ri vazhdimësi i Joker “Folie a Deux” do të lansohet në tetor të 2024-tës./21Media

Back to top button