Vdekja e të burgosurit në Gjilan, pezullohen nga puna drejtori dhe tre zyrtarë të tjerë

Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) ka njoftuar se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrëtarin korrektues, M.H.
“Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosë pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK), bëri të ditur se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij. “Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë”, ka njoftuar SHKK.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.
“Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button