Traileri i filmit të ri “Jurassic World 3”
Dinosaurët u kthyen sërish në skenë me trailerin e parë të filmit të ri “Jurassic World 3”
Që prej lansimit të filmit të parë “Jurassic Park”, 30 vite më parë, regjinë e të cilit e bëri Steven Spielberg, efektet speciale në të shkuan duke u zhvilluar, dhe filmi u bë njëri prej më të adhuruarve të të gjitha kohërave.
Në filmin e ri “Jurassic World 3 apo Jurassic World Dominion”, bashkohen tregimet të vjetra me të reja.
Në të me role sërish paraqiten aktorët: Chris Pratt e Bryce Dallas. Në të me role paraqiten edhe aktorët: Laura Dern, Sam Neill e Jeff Goldblum.
Detajet rreth tregimit mbeten të pazbuluara tani për tani, e po ashtu nuk dihet as se çfarë paraqitje do të kenë personazhet e filmave të parë.
Megjithatë dihet se ngjarjet në filmin e ri ndodhin katër vite pas ngjarjeve të filmit “Jurasic WorldFallen Kingdom”, në të cilin dinosaurët shiten në ankand në tërë botën, ndërkohë që të tjerë lirohen në SHBA.
Ngjarja zhvillohet rreth botës dhe në të përshkruhen njerëzit në jetesë me dinosaurët.
Para trailerit të filmit “Jurassic Worl Dominion”, Universa lansoi një video 10 minutëshe ku shihet një familje e zënë në një betajë të tmerrshme në mes të një mishëngrënësi dhe familjes së një barëngrënësi, që quhet Nasutoceratops.
Filmi i ri “Jurassic World Dominion” do të lansohet në kinema me datën 10 qershor 2022./21Media