Traileri i filmit të ri korean “Jung_E”

Tanimë në botën reale Inteligjenca Artificiale ka nxitur reagime, pasi që është përfshirë në disa fusha siç janë arti e chatbots. Inteligjenca artificiale u përfshi edhe në filmin e ri “Jung_E”, por këtu gjërat paraqiten akoma më intensive.
Traileri i këtij filmi të cilin e lansoi Netflix, paraqet një kompani të quajtur Kronoid Lab, ku prezantohet siç përshkruhet “luftëtarja më e avancuar me inteligjencë artificiale”. Kjo luftëtare paraqitet shkurt në trailer.
Aty shihet toka në shekullin 22, pas shkretimit të saj për shkak të ndyrshimeve të klimës. Kështu, një studiues në një laborator dedikuar inteligjencës artificiale, bën përpjekje që ti jap fund luftës civile me klonim të trurit, të nënë së tij.
“Junge_E”, është projekt i regjisorit Yeon Sang-ho, i cili njihet edhe për realizim të filmit me mumie “Train to Busan” dhe serialit të Netflix “Hellbound”.
Në të me rol paraqitet aktorja Kang Soo Yeon, e cila vdiq në fillim të vitit që po lëmë pas.
Filmi “Jung_E” do të lansohet me 20 janar në Netflix./21Media

Back to top button