Vrasja në Dragash, Policia: E dyshuara e pranon se e ka goditur kunatën me mjete të forta

(Lajm i përditësuar)
Vrasja në Dragash, Policia: E dyshuara e pranon se e ka goditur kunatën me mjete të forta
Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash e ka pranuar se ka kryer vrasjen duke përdorur mjete të ndryshme të forta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës së 26 dhjetorit, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.
Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.
Kështu, lidhur me këtë rast Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme.

Arrestohet një grua, dyshohet se e rrahu për vdekje 67 vjeçaren në Dragash
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të martën se është arrestuar një grua e dyshuar për vrasjen e 67-vjeçares S.D. në fshatin Kuk të Dragashit.
Sipas Prokurorisë, e dyshuara N.A. e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar vdekjen.
“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës”, bëhet e ditur në njoftim.
Në rastin konkret e njëjta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button