Traileri i filmit të ri “Pinochio”

“Pinochio” është filmi i ri 2022 të cilin e realizoi regjisori Robert Zemeckis. Në film, aktori Tom Hanks luan rolin e krijuesit të kukullës nga druri, Pinochioos.
65 vjeçari, në fillim të trailerit të filmit të cilin e lansoi Disney, shihet ulur pranë dritares duke lutur një yll që t’i plotësohet një dëshirë e tij. Dëshira e tij është që njëra prej kukullave të tij të drurit të bëhet fëmijë i vërtetë.
Rolin e zanës në këtë film e luan Cynthia Erivo.
Më pas shihen edhe disa nga personazhet tjerë.
Zërin për rolin e Pinokios e ka huazuar aktori Benjamin Evan Ainsworth, 13 vjeçar nga Aglia.
Aty shihet edhe Jiminy Cricket apo insekti i cili bëhet “ndërgjegja” e Pinokios. Zërin për të e ka huazuar Joseph Gordon-Levitt.
Veç trailerit, Disney prezantoi edhe një poster të ri për filmin, ku Pinokio shihet duke shkuar nëpër fshat i vetëm.
Pinokio 2022 me skena live shënon bashkëpunimin e fundit në mes Robert Zemekis e Tom Henks. Ata më parë kanë bashkëpunuar për filmat: Forrest Gump dhe The Polar Express.
Filmi i parë Pinochio u lansua në vitin 1940, bazuar në librin e votit 1883, të titulluar “The Adventures of Pinochio”, të autorit Carlo Collodi.
Për shkak të Luftës në atë kohë, filmi i parë nuk u lejua të shfaqej në disa vende, por më pas ai u shfaq vazhdimisht, duke u bërë kështu i preferuar për fëmijët.
Filmi i ri “Pinochio 2022” u planifikua të lansohet më 8 shtator të këtij viti./21Media

Back to top button