Traileri i filmit të ri “Shazam: Fury of the Gods”

Traileri i i filmit “Shazam: Fury of the Gods”, në të cilin me role paraqiten Zachary Levi e Asher Angel u lansua për dashamirët e këtij filmi.
Kësaj radhe, fansat kanë shansin të shohin më afër Helen Mirren e cila luan rolin e personit të keq, Hespera-s, që është njëra prej bijave të zotit grek Atlas.
Ky film që është vazhdim i filmit të viti 2019 “Shazam”, përqendrohet në personzhin Betson dhe vëllezërit e tij, të cilët kanë fuqi superheronjësh, dhe të cilët bashkëveprojnë me njëri tjetrin si “Shazamily”.
Në film me role paraqiten edhe Lucy Liu e Rachel Zegler, po ashtu si bijat e Atlas.
Aktori Djimon Hounsou paraqitet sërish me  rolin e magjistarit Shazam, i cili është anëtari i fundit i mbijetuar i këshillit të magjistarëve, të cilët i japin fuqi Betson-it.
Filmi “Shazam 2” fillimisht u caktua për lansim në sezonin e kremtave të fund vitit 2022, por u shtye për t’i ikur konkurrencës nga filmi i James Cameron “Avatar 2”.
Tani ky film u caktua për lansim me 17 mars 2023./21Media

Back to top button