Rita Ora e pranishme në prezantimin e koleksionit të Fendi-t në Paris

Rita Ora u paraqit në prezantimin e koleksioit të ri të Fendi, për pranverë-verë 2023-24 e veshur me këtë kostum të kaltër. Ajo u paraqit atje në mbështetje të debutimit të këtij koleksioni, në mesin edhe të disa personaliteteve të tjera, si Kortni Llov.
Ora ishte atje para lansimit të këngës së saj të re “You Only Love Me”, nga albumi i saj i tretë. Kënga u lansua sot, ashtu siç u planifikua.

Sa i përket koleksionit të ri të Fendi-t, kjo shtëpi italiane e modës për krijimin e tij u inspirua nga arkivi i saj. Kolelsioni përfshinë fustane të gjatë, të shkurtër me ngjyra: si metalike, e të tjera.
Përgjegjësi për kreativite i Fendi-t, Kim Jones, në një deklaratë për këtë rast ka thënë se zakonisht dëshiron që klientja me veshjet e tija të ndihet rehat.
Jones ka thënë se mënyra se si jetojmë sot dallon shumë nga ajo si kemi jetuar më parë. Tani jemi në kohë moderne ku ka më shumë stres.
Shtëpia e modës Fendi u themelua në vitin 1925. Ajo njihet për prodhim të veshjeve me gëzof, për veshje lëkure, këpucë, parfume e aksesorë./21Media

Back to top button