Traileri i filmit të ri të Robert Eggers “The Northman”

 
Kaluan dy vite që prej realizimit të filmit “The Lighthouse” të regjisorit Robert Eggers. Tani ky regjisor vjen me një film të ri, “The Northman”.
Në këtë film në mesin e aktorëve me role paraqiten: Alexander Skarsgard , Nicole Kidman, Ethan Hawke, dhe Anya Taylor-Joy. Aktorët Willem Dafoe dhe Björk luajnë rolin e personazhi të quajtur Seeress.
Trailerin zyrtar të këtij filmi e lansoi Focus, dhe atë e quan “triller epik me hakmarrje që eksploron se sa larg shkon një Vajking duke kërkuar drejtësi për babain e tij të vrarë”.
Eggers bashkëshkroi senarin e filmit The Northman me poetin e njohur islandez, Sjón.
Me fjalë të tjera, Robert Eggers, i cili ka bërë edhe regjinë e filmave The Witch dhe The Lighthouse, në filmin “The Northman” ka përfshirë disa nga aktorët nga filmat e mëparshëm dhe disa të tjerë të mirënjohur.
Në film, Skarsgard duket pikërisht si bishë.
Pra, të gjithë ata që kanë parë filmat e fundit të Eggers, “The Witch” dhe “The Lighthouse”, e dinë se ky regjisor ka talent të pazakontë në realizimin e filmave të tilllë, dhe këtu nuk bën përjashtim as filmi i ri “The Northman”, ku gjërat zhvillohen në shkallë më të lartë se në dy të tjerët.
Ky film ofron edhe shumë skena mahnitëse kinematografike.
Filmi i ri i Robert Eggers “The Northman”, do të lansohet në kienmatë britanike me 22 prill 2022./21Media

Back to top button