Traileri i filmit “The Hedgehog 2”

 
Është lansuar traileri i filmit “The Hedgehog 2”. Atë e lansoi kompania Paramount Pictures.
Pas suksesit të arritur me filmin e parë, fansat e personazhit ikonik të bazuar në videolojën me po këtë emër u entuziazmuan kur në vitin 2022 u bë e ditur se do të lansohej edhe vazhdimësia e filmit të parë, ku me role paraqiten një radhë aktorësh si Jim Carrey në rolin e Dr. Robotnik e Ben Schwartz në rolin kryesor, si Hedgehog.
Traileri fillon me Speedster i cili takohet me shokun e tij Tomin, ku në mënyrë gazmore pengojnë një ceremoni martesore. Këtu kthehet Dr Robotnik, dhe ai është në kërkim të gurëve të çmuar “Chaos Emeralds”.
Pas vendosjes në Green Hills, Sonic është kurreshtar të dëshmojë se posedon atë që duhet për tu bërë hero, shkruan në sinopsisin e filmit.
Testimi i tij bëhet kur kthehet Dr. Robotnik, kësaj radhe me një patrtner të ri, me Knuckles, të cilët kërkojnë një emerald që ka fuqinë të shkatërrojë civilizimin.
Sonic bashkohet me Tails, dhe së bashku fillojnë një turne në botë për të gjetur emeraldin para se ai të bie në duar të personave të gabuar. Në film, zërin për personazhin Knuckles e ka huazuar Idris Elba.
“Sonic the Hedgehog 2” u pkanifikua të lansohet në kinema në SHBA me 8 prill 2022. Paramount muaijin e kaluar konfirmoi se është duke u zhvilluar edhe filmi i tretë Hedgehog./21Media

Back to top button