Traileri i filmit “The School for Good and Evil”

Filmi i ri i Netflix “The School for Good and Evil” shpie fansat e tij në një udhëtim misteresh magjike.
Ditë më parë, ylli i këtij filmi Charlize Theron, ndau me fansat një klip nga ai.
Ngjarja në filmin “The School for Good and Evil” përqendrohet tek dy shoqe të ngushta, të cilat kidnapohen dhe dërgohen në një shkollë ku mësohet magjia. Ato janë Agata dhe Sofi.
Në këtë shkollë mësohen heronjët dhe të ligët nga çdo përrallë.
Megjithatë atje është një shtrigë e cila vendos për fatin e kandidatëve.
Filmi bazohet në romanin me po këtë titull të autorit Soman Chainani, të cilin e publikoi në vitin 2013.
Filmi “The School for Good and Evil” do të lansohet në Netflix me 19 tetor 2022./21Media

Back to top button