Spajdermeni francez ngjitet në rrokaqiell i shoqëruar nga biri i tij

Alain Robert, i cili tashmë njihet në botë si Spajdermeni francez, u ngjit në njërin prej rrokaqiejve më të lartë në Barcelonë, si zakonisht pa mjete sigurie, gjë të cilën edhe veçohet.
Por, kësaj radhe, ai me vete pati edhe birin e tij.
Robert me këtë rast para ngjitjes ka thënë se biri i tij nuk është si ai, dhe se ndjen përgjithësi për të.
Robert ka treguar se biri i tij është 34 vjeç, se merr vendime vet, por se në fund të fundit, është babai i tij dhe se ka përgjithësi për të.
Kalimtarët e rastit dhe policia spanjolle ndoqën ngjitjen e 60 vjeçarit Robert dhe birit të tij Julien në ndërtesën 144 metëshe, Torre Glories, që është e tëra në xhama.
Biri i Roberts për media me këtë rast ka thënë se kurrë më parë nuk ka qenë më i stresuar se tani në jetën e tij. Ai ka thënë se edhe më parë ka bërë gjëra që e kanë frikësuar, por se kaq shumë si tani nuk është frikësuar kurrë më parë.
Baba e bir përfunduan ngjitjen për më pak se një orë. Në maje të ndërtesës u takuan me policinë, të cilët i shoqëruan deri në katin e parë të saj, por nuk i arrestuan.
Alain Robert ngjtet në ndërtesa të larta prej vitit 1977. Prej këtij viti, ai është ngjitur në më shumë se 150 ndërtesa./21Media

Back to top button