Traileri i plotë i filmit të ri “Renfield”

Aktori Nicolas Cage luan rolin e Drakullës në filmin e ri “Renfield”, traileri i plotë i të cilit u lansua. Ky yll filmi paraqitet si varsës i çmendur.

Ngjarja në këtë film modern horror, që është prodhim i kompanisë Universal, më shumë përqendrohet tek një person tjetër, që është ndihmësi i Drakullës. Fjala është për personazhin Renfield, me emrin e të cilit edhe u pagëzua filmi.

Rolin e ndihmësit e luan aktori Nicholas Hoult.

“Ti meriton vetëm të vuash”, i thotë Drakulla Hoult në trailer.

Gjatë një interviste të cilën Los Angelos Times realizoi më parë me Cage, ky aktor tha se për paraqitje me rolin e Drakullës është bazuar në performimin e realizuar më parë të aktorit Bela Lugosi në filmin Drakulla të vitit 1931, të Frank Langella të vitit 1979, film ky me po këtë titull, dhe të Gary Oldman në filmin po ashtu Drakulla të vitit 1992.

Skenarin e filmit Renfield e ka bërë Rajen Ridlli bazuar në tregimin origjinal të krijusit të serialit “The Walking Dead”, Robert Kerkmen.

Filmi Renfield do të shfaqet në kinema nga data 14 prill 2023.

Kjo është paraqitja e dytë e Kejgj me rolin e Drakullës, pas paraqitjes në filmin e vitit 1989 “Vampire’s Kiss”.

Sa i përket Hoult, kohët e fundit ai u paraqit edhe me një rol në film horror. Fjala është për filmin “The Menu”./21Media

Back to top button