Traileri i serialit të animuar “Kung Fu Panda: The Dragon Knight”

2 min read

Traileri i serialit të ri “Kung Fu Panda: The Dragon Knight” vjen me personazhin Po, zërin për të cilin ka huazuar aktori Jack Black.

Për Black, kjo është hera e parë që huazon zërin për këtë personazh në serial, pasi që më parë e ka huazuar për filma “Kung Fu”.

Fillimisht huazoi zërin për filmin e vitit 2008, të pagëzuar “Kung Fu Panda”, më pas në atë të vitit 2011 “Kung Fu Panda 2” dhe për atë të vitit 2016 “Kung Fu Panda 3”.

Në serialin e ri bashkë me Black u përfshi edhe Rita Ora. Ajo huazon zërin për personazhin Wandering Blade.

Aktori James Hong huazon zëriun për personazhin Mr. PIng

Në serial paraqiten edhe personazhet: Chris Geere në rolin e Klaus Dumont, Della Saba të Veruca Dumont, Rahnuma Panthaky të Rukhmini, Ed Weeks të Colin dhe Amy Hill të Pei Pei.

Në serialin “Kung Fu Panda: The Dragon Knight”, disa bukëla i vënë sytë një koleksioni prej katër armësh të fuqishme.

Kështu, Po (Black) detyrohet të lë shtëpinë e tij për të gjetur drejtësi, dhe kështu ai bëhet partner me personazhin e Orës, Wandering Blade.

Të dy fillojnë një aventurë për gjetjen e armëve magjike, në mënyrë që të shpëtojnë botën nga shkatërrimi.

Gjatë rrugës, ata mësojnë gjëra nga njëri-tjetri.

“Kung Fu Panda: The Dragon Knight” do të jepet premierë më 14 korrik në Netflix./21Media