103 vjeçarja thyen rekord me hedhje me parashutë
Një grua në Suedi bëri histori me hedhje nga lartësia me parashutë. Fjala është për 103 vjeçaren Rut Larsson, e cila me këtë sfidë u regjistrua në Ginis si personi më i moshuar apo rekorderja më e moshuar në këtë kategori.
Larsson këtë e arriti bashkë me parashutistin Joackim Johansson në Motala të Suedisë.
Në tokë atë e mirëpritën familjarë e shoqëri.
Larsson pas suksesit të arritur për media ka thënë se ndihet mirë për këtë sfidë. Ajo ka thënë se ka kohë që ka menduar të provojë këtë, dhe më në fund e arriti.
Videot e Larsson duke u lëshuar me parashutë nga lartësia u bënë virale në mediet sociale.
Larsson e cila është 103 vjeçe e 259 ditë, me këtë sfidë theu rekordin që deri më tani e ka mbajtur Alfred Blaschke. Alfred në vitin 2017 kur e arriti këtë rekord ishte 103 vjeç e 181 ditë./21Media