Traileri i serialit të ri “The Sandman”

Adaptimi me sukses i stripit “The Sandman” për ekran, që është njëri prej stripave më të adhuruar të të gjitha kohërave e të cilin e shkroi Neil Gaiman, ishte goxha punë e madhe.
Pamje nga ky serial që tregon punën me shumë ambicje të këtij krijuesi, sjell traileri i tij të cilin e lansoi Netflix.
Veç asaj që bazohet në strip, seriali nxjerr në skenë akoma më shumë pamje, të cilat duken si kombinim i atyre nga The Matrix dhe The Lord of the Rings.
Me fjalë të tjera, seriali ofron tregime të cilat vështirë se sqarohen. Ky vend ku zhvillohen ngjarjet, e që quhet Dreaming, është vendi ku Sandman i jep formë të gjitha fantazive të thella dhe frikës.
Rolin kryesor në serial e luan Tom Sturridge. Ai paraqitet me rolin e Morpheus, apo mbretit të ëndrrave.
Në të me role parqiten edhe aktorët: Gwendoline Christie, Joely Richardson, Patton Oswalt, Charles Dance dhe David Thewlis.
Sipas të dhënave, seriali “The Sandman” do të ketë 10 episode, ndërkaq do të lansohet në Netflix me datën 5 gusht 2022./21Media

Back to top button