Traileri i serisë “House of the Dragon”

 
“House of the Dragon” është seria e re amerikane, fantazi, të cilën e krijuan Gjorgj Martin dhe Ryan Condal për HBO.
Këto seri, trailerin e të cilave e lansoi HBO, vjen me ngjarje që ndodhin para atyre në serinë “Game of Thrones”.
Ato ndodhin dyqind vite më herët, para “rënies së fronit”. Në to me role paraqiten aktorët: Matt Smith, Olivia Cooke, Eve Best,  Emma D’Arcy dhe Rhys Ifans.
Me fjalë të tjera, seritë “House of the Dragon” bazohen në librin e Gjorgj Martin, të titulluar “Fire and Blood”, ndërkaq në trailer dëgjohet zëri i Matt Smith duke thënë: “Zotat, mbretërit, zjarri dhe gjaku”.
Ai thotë se ëndrrat nuk janë ato që ata i kanë bërë mbretër, por dragonjët.
Seria rrëfen tregimin për një periudhë trazitash për shtëpinë Targaryen, ku dragonjët luftojnë kundër dragonjëve, e motra e vëllai kundër njëri-tjetrit.
Çështja është se kush do të sundojë në Fronin e Hekurt.
“House of the Dragon” do të lansohet në HBO vitin e ardhshëm.
Seritë “Game of Thrones” u transmetuan nga viti 2011 deri në vitin 2019, duke u bërë kështu hit ndërkombëtar./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=tNbF4iSEPnQ

Back to top button